E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Kryeministri Berisha paralajmeroi shpalljen e situates se emergjences per zonen verilindore dhe juglindore

Kryeministri Berisha paralajmeroi sot nga qyteti i Kukesit shpalljen e situates se emergjences per zonen verilindore dhe juglindore te Shqiperise ku situata sa vjen e rendohet per shkak te reshjeve te shumta te dobores.

Gjate nates se kaluar ne Qarkun e Kukesit humbi jeten nga te ftohtit nje 45 vjecar nga rrethi i Hasit i cili kishte mbetur i bllokuar nga debora prej me shume se 24 oresh.

Nderkohe gjate dites se sotme situata eshte renduar me tej ne te gjithe rrethet veriore te Shqiperise ku vazhdojne rreshjet e debores  dhe orteqet qe e kane bere te pamundur shperndarjen e ndihmave ushqimore per mijra banore qe prej dy javesh gjenden te izoluar nga debora.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›