E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Në mesnatë ka përfunduar kampanja zgjedhore në rrethin e dytë nga zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen dhe nesër, kurse sot është heshtje zgjedhore.

Gjatë ditës së sotme do të votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe ata që janë të pafuqishëm, personat që gjenden në burg shtëpiak, personat e zhvendosur etj, shkruan zhurnal.

Në rrethin e dytë të drejtë për të votuar kanë 988 të burgosur dhe 73 persona të zhvendosur. Votimi ka filluar në orën 7 dhe do të mbarojë deri në orën 19:00.

Votimi për zgjedhjen e kryetarëve në rrethin e dytë do të zhvillohet në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Të drejtën për votë e kanë 1.103.175 persona në gjithsej 1614 vendvotime./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›