Rasim Lajiq kërkon unitet të serbëve për Kosovën

Ministri serb i Tregtisë së brendshme e të jashtme Rasim Lajiq ka thënë se Qeveria serbe në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme me siguri se do ta shqyrtojë ofertën e Brukselit lidhur me Kosovën.
"Anëtarët e Qeverisë dje u informuan për raundin e tetë të bisedave Beograd – Prishtinë, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë konsultime shtesë me shefat e grupeve parlamentare dhe të partive në koalicionin qeveritar dhe besoj se do të mbajmë edhe mbledhje të jashtëzakonshëm të Qeverisë", ka thënë Lajiq, njoftojnë medie serbe.
Ai ka theksuar se anëtarët e Qeverisë pajtohen se propozimi i Brukselit është i keq, se ai i nuk kënaq serbët në Kosovë e në veçanti ata në veri.
"Bëhet pyetja, cilat janë pasojat e njërit dhe të vendimit tjetër dhe ne po i vëmë në peshojë këto vendime", ka thënë Lajiq duke vlerësuar se është e absolutisht e papranueshme që lidhur me këtë çështje të ketë përçarje në qeveri.
Ai ka theksuar "se në këtë moment duhet të jemi unikë”.
"Nuk ka zgjidhje të mirë dhe cilindo vendim që do ta marrim, do të pendohemi", ka thënë Lajiq./Indeksonline/