Maqedoni, anketa: VMRO-DPMNE dhe BDI fitues

Fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit sërish pritet të jenë VMRO-DPMNE dhe BDI. Kështu flasin rezultatet e anketës së publikuar nga gazeta e përditshme “Dnevnik”, e realizuar nga agjencia “Rejting”.
Në pyetjen nëse nesër mbahen zgjedhjet, 24.3 për qind e të anketuarve janë shprehur se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 16 për qind për LSDM-në, 8.1 për qind për BDI-në, 3.9 për qind për PDSH-në, 3.4 për qind për DR-në, 2.3 për qind për “Të bashkuar për Maqedoninë”, 2.2 për qind për RDK-në, 2.1 për qind për PLD-në dhe 1.4 për qind për VMRO.
Nëse këto përqindje shndërrohen në mandate deputetësh, atëherë do të kishim këtë përbërje parlamentare: VMRO-DPMNE do të fitonte 51 deputetë, LSDM 32, BDI 14, PDSH 7, RDK 3, DR 4, “Të bashkuar për Maqedoninë” 3, PLD 2 dhe 4 mandate do t`u takonin partive te tjera.