Krasniqi përfundon vizitën në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të shtunën është kthyer nga vizita zyrtare në Bruksel, gjatë të cilës mori pjesë në takimin e përbashkët parlamentar të organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi Kombëtar i Hungarisë, me temën “Ballkani Perëndimor drejt një Evrope më të integruar”.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Krasniqi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Andre Flahaut, me eurodeputetët, Doris Pack dhe Eduard Kukan, me kryetarin e parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, me zëvendëskryetaren e Senatit belg, Helga Stevens, si dhe me përfaqësues te tjerë të Parlamentit Belg.
Kryeparlamentari në Bruksel ishte i shoqëruar nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të Kryetarit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.