E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni dosjet percajne shqiptaret

Publikimi i dosjeve te sherbimeve sekrete kane krijuar nje klime te ashper mosmarreveshjesh mes faktorit politik shqiptar.

Gazeta maqedonase Dnevnik publikon te dhena dhe pseudonimin e nje deputeti te BDI-se i cili sipas gazetes ka punuar per sherbimin sekret serb ne Zvicer per te spiunuar ne dem te UCK-se.

Gazeta ne shkrimin e saj nuk publikon emrin e zyrtarit te larte partiak dhe qe eshte nje nder themeluesit e Ushtrise Clirimtare Kombetare ne Maqedoni por perdor nofken e tij Ibar.

Ne artikullin e titulluar UCK u themelua ne Beograd shkruhet se Ibar kishte vepruar ne Zvicer si emigrant shqiptar dhe per qellim kishte informimin e sherbimeve sekrete serbe lidhur me veprimet e aktivisteve te pavaresise se Kosoves.

Ibar sipas gazetes eshte deputet dhe funksionar i larte i BDI-se. Por BDI nga ana e saj ka hedhur poshte pretendimet e gazetes duke i cilesuar ato si perpjekje per te nxitur vellavrasjen mes shqiptareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›