E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvarcenberg Kosova seshte kusht per Serbine

BEOGRAD- Ministri i jashtem i Cekise Karel Shvarcenberg tha se Kosova nuk eshte kusht qe i eshte vene Serbise ne rrugen e saj per ne BE por ka theksuar se duhet te realizohet bashkepunim konkret i shendoshe ne rajonin e Ballkanit Perendimor.

Ne kete kuader ministri cek ka theksuar rendesine e bashkepunimit ekonomik dhe terheqjen e investimeve per te cilat eshte shprehur se eshte me rendesi te krijohet ambient i sigurt.

Keto komente ai i beri sot ne Beograd pas takimit me ministrin e jashtem te Serbise Vuk Jeremic. Kryediplomati serb Jeremic tha se shpreson se njohja e Kosoves kurre nuk do te jete e formuluar si kusht per Serbine pasi ky do te ishte nje kusht te cilin Serbia nuk do te mund ta plotesoje.

Sipas tij dje ne Luksemburg eshte arritur vendim i madh dhe i rendesishem ne rrugen e Serbise drejt anetaresimit te plote ne BE. Ai theksoi se Cekia dhe Serbia kete e konsiderojne sukses te rendesishem te perbashket.

e.n/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›