Maqedoni, hapet ambasada e re amerikane
Me rastin e 233 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrëmjen e së enjtes u bë hapja solemne e ambasadës së re amerikane në Shkup. Ambasadori amerikan Filip Riker mirëpriti të gjithë të ftuarit në këtë ceremoni ku përfshihehisn personalitete dhe protagonistë të sferave të ndryshme publike në Maqedoni, krerë të lartë të shtetit, liderë të partive politike, përfaqësues të OJQ-ve si dhe përfaqësues të mediave. "Ne bashkarisht do të ballafaqohemi me sfidat ndërkombëtare dhe për një ardhmëri më të mirë. Amerika krenohet me miqësinë dhe partneritetin me Maqedoninë", ka theksuar ambasadori Riker. Ceremonia e hapjes së ambasadës është nderuar edhe nga drejtoresha e Departamentit Amerikan për ndërtimin e përfaqësive diplomatike, Lidia Muniz e cila përcolli për maqedonasit përshëndetjet e ngrohta të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton. Ambasada e re amerikane është ndërtuar në Kalanë e Shkupit në një hapësirë prej 8 mijë metrash katrorë, me 10 objekte dhe 150 të punësuar. Ajo konsiderohet si një nga përfaqësitë më të mëdha diplomatike të SHBA-së në Maqedoni. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë edhe krerët e partive kryesore politike shqiptare