Berisha falenderon shqiptarët për urimet

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp ka shprehur mirënjohejn e tij për të gjithë shqiptarët që I kanë dërguar mesazhe urimi. Falenderoj të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat e Shqipëri, Kosovës dhe vendeve të tjera ku ndodhen për urimet e përzemërta që më kanë dërguar u shpreh Berisha. Ai gjithashtu u shpreh se urimet janë një inkurajim dhe obligim për vitet e ardhshme për këtë vend.