Maqedoni mbeshtetje per protesten e se dieles
Demokracia e Re me protesta para Parlamanentit tenton ta pengoje miratimin e propozim Ligjit qeveritare pasi vlereson se i njejti perjashton 1/3 e shqiptareve nga regjistrimi.
Bejme thirrje publike deri te te gjithe vellezerit dhe motrat tona shqiptare qe te na bashkangjiten qe qete me dinjitet dhe krenari te protestojme kunder miratimit te Ligjit per regjistrimin e popullsise qe perjashton 30-40 te shqiptareve ne regjistrimin e vitit te ardhshem u shpreh zedhensi i PDR-se Arjanit Hoxha.
Dilema ndaj propozim ligjit te Qeverise kane shfaqur edhe shoqatat joqeveritare. Levizja qytetare lsquoZgjohu ka paralajmeruar regjistrim paralel per te pamundesuar manipulimin e mundeshem te numrit te pergjithshem te shqiptareve.
Ne cdo vend ku jetojne shqiptaret do te kete nje qender te levizjes lsquoZgjohu ku qytetaret shqiptare qe kane problem me regjistrimin te cilet nuk jane regjistruar nga ana e regjistruesve te entit shteteror per statitike do te mund te trokasin tek lsquoZgjohu e cila do te mban evidencen e te gjithe qytetareve dhe problematikave dhe ne kete menyre do te mundesojme transparencen. Regjistrimi eshte shume i rendesishem per shqiptaret pasi te drejtat e komuniteteve varen nga statistikat nees je 20 mund ta perdoresh gjuhen u shpreh lideri i levizjes Zgjohu Artan Grupi.
Edhe PDSH-ja ka veretje te shumta dhe ka paralajmeruar bojkotimin e procesit te regjistrimit. Nga ana tjeter partia shqiptare ne pushtet BDI mbeshtet propozim ligjin dhe garanton se nuk mund te kete manipulim te rezultateve.