Dialogu Kosove-Serbi Di Karlo Jo per statusin

Dialogu Kosove-Serbi nuk ka te beje me statusin pasi pavaresia eshte kapitull i mbyllur te cilin e ka konfirmuar edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise.
Keshtu eshte shprehur ambasadorja e SHBA-ve prane Kombeve te Bashkuara Rozmari Di Karlo.
Perkrahim Kosoven per te ndertuar nje shtet demokratik dhe multietnik. Kosova ka bere perpjekje per te ngritur sigurine ne pergjithesi duke fuqizuar sundimin e ligjit demokracine por edhe shume do te behet tha Di Karlo.
Ajo ka shprehur mbeshtetjen e vendit te saj per te ndihmuar Kosoven ne rrugen drejt integrimeve euroatlantike duke theksuar se eshte koha per te levizur perpara dhe per zhvillimin e dialogut Kosove-Serbi i cili kerkohet edhe permes rezolutes se miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara me 9 shtator.