Maqedoni, ndërpritet greva në arsim
Udhëheqësia e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe përfaqësuesit e Qeverisë mbrëmë arritën marrëveshje për ndërprerjen e grevës të punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës. Drejtuesit e Sindikatës nënshkruan marrëveshjen me ministrat e Arsimit dhe Shkencës si dhe të Kulturës, Pero Stojanovski dhe Elizabeta Kançevska - Milevska.
Sipas marrëveshjes së arritur, dispozitat nga marrëveshjet kolektive do të vazhdojnë menjëherë, përpos pjesës së pagave të cilat do të hynë në zbatim nga 1 janari i vitit 2010. "Janë pranuar edhe kërkesat për rritjen e shtesave për ushqim dhe transport të cilat do të vazhdojnë nga qershori i vitit 2009. Gjithashtu është arritur marrëveshje që më së voni derin në fund të muajit mars të përfundoj trasformimi i marrëdhënies së punës për personat që janë të punësuar në një kohë të caktuar", theksoi kryetari i SASHK, Dojçin Cvetanovski. Palët që nënshkruan marrëveshjen njoftuan se për të gjitha orët e humbura gjatë kohës së grevës do të bisedohet gjatë ditëve të ardhshme për të gjetur mundësinë e plotësimit të tyre