E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Nuk ka ndarje të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka përjashtuar çfarëdo mundësie të ndarjes së Kosovës. Ai ka deklaruar për televizionin e Serbisë se EULEX-i vendoset në Kosovë me kushtet që i ka përcaktuar qartazi Serbia dhe të cilat janë mbështetur nga Këshilli Sigurimit. Jeremiç ka thënë se "Bashkimi Evropian edhe formalisht është deklaruar në Këshillin e Sigurimit se aktivitetin e saj në Kosovë ta zhvillojë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara duke rrespektuar rezolutën 12 44". Sipas minsitrit të Jashtëm serb, plani i Ahtisarit është varrosur në Këshillin e Sigurimit dhe se tani ekziston plani i Ban Ki Moon i cili nuk prek sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›