Serbi padi penale bashkeshortes se Arkanit

Prokuroria serbe ka ngritur nje sere akuzash ndaj kengetares Svetlana Raznatovic e njohur me mire si bashkeshortja e kriminelit famekeq Arkan.
Lajmin e bejne te ditur mediat serbe sipas te cilave Svetlana Raznatovic akuzohet per pervetesim te paligjshem te 3 milione dollareve permes transfertave te futbollisteve ne tregun serb.
Sipas burimeve vepra penale ne fjale eshte kryer ne periudhen 2000-2003 kur Svetlana ka qene presidente e klubit te futbollit te Obilicit.
Bashkeshorti i saj Zelko Raznatovic ka qene nje nga protagonistet kryesore te masakrave etnike ne Ballkan si dhe nje nga lideret kryesore te krimit te organizuar serb.