Maqedoni, raporti i KE për “status quo”, në tetor

Komisioni Evropian në Raportin e progresit në tetor do të pasqyrojë një gjendje të “status-quo”-s për Maqedoninë. Sipas mediave maqedonase raporti iprogresit për vitin 2011 pritet të jetë me disa pika kritike për mungesën e reformave në drejtësi, administratë publike.
Zgjidhja për çështjen e kontestit të emrit mbetet thelbësore për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE.
Por, raporti pritet të vlerësojë dhe lirinë e shprehjes në media duke iu referuar mbylljes të disa medieve të pavarura dhe politizimin e skajshëm të tyre.
Gjithashtu raporti nënvizon se administrata publike konsiderohet një zonë problematike, ndërsa ekonomia e Maqedonisë është përmirësuar . KE do të publikojë në datën 12 tetor raportet vjetore të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.