Durrës, policia: Tubi i lavatriçes plagosi 24-vjeçarin
Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me ngjarjen aksidentale, të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen 18 të këtij qyteti. Ku si pasojë e një shpërthimi për pak nuk i ka marrë jetën 24 vjeçarit, Ilir Baca, i cili ka pësuar djegie të rëndë.
Sipas versionit zyrtar policor, ngjarja ka ndodhur jo si rezultat i një shpërthimi të një bombule gazi siç ishte menduar, por nga shpërthimi i tubit të lavatriçes.
Menjëhërë pas aksidentit, 24 vjeçari ëshë transportuar drejt spitalit të Durrësit, por si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore ai është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një trajtim më të specializuar në repartin e djegieve të Spitalit Usharak.
Sipas burimeve spitalore 24 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky aksident është një paralajmërim për qytetarët përsa i përket mënyrës dhe kujdesit, që duhet të kemi në përdorimin e paisjeve shtëpiake, të cilat mund të bëhen burim i aksidenteve.
Shpërthimi i fuqishëm, i cili alarmoi edhe fqinjët e të plagosurit, fatmirësisht nuk preku persona të tjerë. Po ashtu, shpërthmi ka shkaktuar dëme materiale në banesë, si pasojë e fuqisë së tij.