Maqedoni rrihen barbarisht dy shqiptare
Dy gjimnaziste shqiptare jane rrahur barbarisht mbremjen e djeshme nga nje grup te rinjsh maqedonas ne oborrin e nje shkolle te mesme ne qytetin e Velesit.
Lajmin e ben te ditur agjencia INA sipas te ciles dy nxenesit shqiptare jane sulmuar nga nje turme prej 30 vetesh nje pjese e te cileve nuk ishin nxenes te shkolles.
Sipas burimit ne momentin e agresionit ne shkolle ka qene e pranishme edhe drejtoresha e cila nuk ka arritur te shperndaje turmen.
Deshmitare te ngjarjes deklaruan se dy te rinjte kane marre demtime serioze ne koke dhe trup. Aktualisht ata ndodhen te shtruar ne spital.