Maqedoni sekuestrohet kokaina nga Venezuela

Policia maqedonase ne bashkepunim me ate britanike dhe serbe ka sekuestruar sot nje sasi droge te tipit kokaine te lengezuar qe kishte mberritur me poste.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale sipas te cilave lenda narkotike ishte derguar nga Venezuela dhe kishte mberritur ne Maqedoni duke kaluar permes Londres dhe Beogradit.
Sipas burimeve policia maqedonase ne kuader te ketij operacioni ka arritur te arrestoje edhe porositesin e kokaines nje 35 vjecar nga Gostivari.
Burimet shtojne me tej se sasia e lenget e kokaines ishte derguar permes sherbimit DHL por kur kishte mberritur ne Londer kishte ishte pare me dyshim nga agjentet e doganes. Keta te fundit lajmeruan koleget serbe te cilet njoftuan me pas ata maqedonas.