Kuzhe lojtare te rinj kunder Maqedonise

Mungesat e shumta ne kampin kuqezi do ta detyrojne trajnerin e kombetares shqiptare Josip Kuzhe te provoje lojtare te rinj ne miqesoren me Maqedonine e cila do te luhet sot ne stadiumin e Korces.
Ledjan Memushi dhe Ahmed Januzi jane dy emra te rinj qe kroati kerkon ti shohe me nga afer ne nje ndeshje te kombetares.
Duke qene thjesht nje ndeshje miqesore edhe trajneri i kombetares maqedonase ka preferuar te lere jashte lojtaret titullare si Pandev Popov ose Naumovski dhe ne vend te tyre emra te rinj Todorcev Fetai Kirovski.
Ashtu si Josip Kuzhe edhe kolegu i tij maqedonas Mirsad Jonuz ka theksuar se kjo ndeshje do te sherbeje per te gjetur lojtaret qe mund te behen pjese e kombetares.
Kjo eshte perballja e shtate mes ketyre dy vendeve. Ne gjashte ndeshje kombetarja shqiptare ka fituar nje here perfaqesuesja maqedonase kater dhe nje ndeshje ka perfunduar ne barazim.