Maqedoni serish dhune mbi shqiptaret

Sërish një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni, kur në orët e mbrëmjes të së martës është qëlluar me gurë një autobus në rrethinat e Kumanovës dhe si pasojë e kësaj janë lënduar dy nxënëse shqiptare.
Incidenti ndodhi rreth orës 19:30, në fshatin Lubograd, që është i përbërë me shumicë maqedonase dhe serbe.
Vajzat shqiptare, të cilat bëhet e ditur nga burimet e para që janë nxënëse të shkollës së mesme, janë në spitalin e qytetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ende nuk ka zbardhur identitetin e autorëve të krimit.
Kjo është ngjarja e disatë brenda pak kohësh, teksa pak ditë më parë, viktima të një tragjedie ishin fëmijët shqiptarë të fshatit Çiflik, të cilët u rrahën barbarisht nga persona ende të paidentifikuar, në autobusin e linjës së vendbanimit të tyre. Ngjarje me prapaskena etnike ndodhën edhe në Gostivar, ku një polic maqedonas u mori jetën dy shqiptarëve pasi qëlloi mbi ta.