Tuluze arrestohet autori i masakres

Policia franceze ka arritur te arrestoje ne Tuluze autorin e masakres ne nje shkolle hebreje, ne qytetin francez, ku mbeten te vdekur tre femije dhe nje profesor.
24-vjeçari, pjesëtar i Al Kaedës sipas ministrit të brendshëm francez, ka dashur të “hakmerret për fëmijët palestinezë dhe për operacionet ushtarake të Francës jashtë kufijve” kur ka kryer atentatin në shkollë duke vrarë tre fëmijë dhe një mësues.
Dy oficerë policie janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në shtëpinë e rrethuar ndërsa vëllai i të dyshuarit për vrasje është arrestuar. Edhe nëna e 24-vjeçarit është shoqëruar në komisariat, por ajo është shprehur se “ka shumë pak ndikim mbi djalin”.
“I dyshuari ka vizituar shpesh kohët e fundit Afganistanin dhe Pakistanin. Thotë se është një muxhahedin dhe është pjesë e Al Kaedës”, është shprehur ministri Claude Gueant.
Burri, i cili dyshohet për vrasjen e 7 personave në jug të Francës në tre sulme të veçuara, ka qëlluar menjëherë pasi policia ka rrethuar shtëpinë dhe ka plagosur dy oficerë policie, njërin prej të cilëve në gju.