E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, shpallet sot zyrtarisht data për zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovsi nënshkruan sot vendimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 5 qershor. Vendimi i kryeparlamentarit Veljanovski vjen një ditë pas shpërndarjes së Parlamentit, ku pati akuza të ashpra midis pozitës dhe opozitës.

Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të mbahen me një afat prej 60 ditësh që nga dita e shpërndarjes së Parlamentit. Sipas afateve ligjore, partitë dhe pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje duhet që më së shumti, deri më 5 maj të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet.

Fushata zgjedhore fillon më 15 maj dhe ajo do të zgjasë për 20 ditë, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Përbërja e deritanishme parlamentare ishte e gjashta që nga pavarësia e Maqedonisë, e zgjedhur gjithashtu në zgjedhjet e parakohshme, të dytat parlamentare të qershorit të vitit 2008.

Tashmë partitë politike kanë nisur aktivitetet intensive për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, por edhe përgatitjet për fushatën zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme pritet të zhvillohet në një fushatë të ashpër midis partive politike dhe me një prani të monitoruesve ndërkombëtar nga OSBE/ODIHR dhe organizatave tjera.

Të entjen, Parlamenti i Maqedonisë votoi për shpërndarjen e tij, akt ky që i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 79 deputetë votuan për shpërndarje dhe asnjë nuk pati kundër.

Në seancë morën pjesë edhe deputetët e disa partive opozitare, por jo dhe të Lidhjes Social Demokrate, partia më e madhe maqedonase e opozitës e cila i ka bojkotuar punimet e Parlamentit në këto pak muajt e fundit. Këto do të jenë zgjedhjet e dyta të parakohshme në Maqedoni që nga vendosja e sistemit pluralist në vitin 1990

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›