E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, skandal në turneun e mundjes (VIDEO)

Turneu Margarimtari i Maqedonisë 2012

Tensionet ndër etnike vazhdojnë të jenë prezent në Maqedoni. Incidenti më i fundit është shënuar në turneun e mundjes Margarimtari i Maqedonisë 2012.

Aktiviteti i organizuar gjatë fundjavës në Radovish, e ku morën pjesë rreth 70 mundës nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Bosnje Hercegovina u mbyll me finalen Egzon Shala nga Shqipërisë dhe Goran Atanasov nga Maqedonia.

Mundësi shqiptar Shala është fërshëllyer gjatë gjithë takimit final, madje janë hedhur edhe parulla anti-shqiptare.

Prej thirrjeve anti-shqiptare, por edhe prej vendimeve tendencioze të gjyqtarëve, të cilët favorizonin në mënyrë të dukshme mundësin maqedonas, Shala vendosi të braktiste përballjen.

http://www.youtube.com/watch?v=NWIClmsWcyw

Në fund të turneut mundësit nga Shqipëria dhe Kosova refuzuan të merrnin medaljet.

Gjithashtu është raportuar edhe një tjetër incident ku është dhunuar një mundës shqiptar që garonte për Maqedoninë, për shkak të kombësisë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›