Berisha inauguron hidrocentralin e Dardhës

Sali Berisha
Kryeministri, Sali Berisha, do të vizitojë sot Pukën për të inauguruar ndërtimin e hidrocentralit Dardha 1. Berisha pritet të mbërrijë në këtë qytet në mesditë i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Nasip Naço dhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Kristinë Moro.
Hidrocentrali “Dardha 1″ është realizuar në kuadrin e kontratës së koncesionit nënshkruar midis qeverisë shqiptare, ministrisë së Ekonomisë dhe kompanisë franceze CN. /F.S/
(vijon)