Maqedonia do të mbështesë projekt - rezolutën
Shumica e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të KE-së, Dick Marty.
Kështu shkruajnë mediat maqedonase duke u bazuar në transmetimet e televizionit proqeveritar, Sitel.
Ky television ka raportuar se deputetët kanë rënë dakord që të mbajnë qëndrim pro raportit të Martyt.
Nga ana tjetër faktori shqiptar nuk do ta pranojë raportin e Martyt. Sesioni i janarit do të jetë i hapur për amendamente shtesë por jo për ndryshime thelbësore në rezolutë.
Në raportin e Dick Martyt është akuzuar UÇK-ja për trafikim organesh, ndërsa përmendet si organizator kryeministri Hashim Thaçi.