E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dick Martyt të martën para eurodeputetëve


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë të martën rezolutën e bërë në bazë të raportit të Dick Martyt, për tregtinë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
 

Në mbledhjen plenare të Asamblesë Parlamentare të KE-së, e cila fillon të hënën, më 24 janar në Strasburg, sipas agjencisë Beta, do të gjendet edhe një raport tjetër që ka të bëj me Kosovën dhe rajonin në tërësi, ndërsa së pari do të shqyrtohet raporti i Martyt, për të cilin do të votohet më 25 janar.
 

Sipas Beta, Beogradi në këtë mbledhje do ta përfaqësojë delegacion i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në krye me Dragolub Micunovic, ndërsa detyra kryesore e tyre do të jetë zbutja e rezolutës nëpërmjet amendamenteve dhe që të sjellin europarlamentarët që të votojnë për rezolutën.
 

Pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se “qysh nga viti i kaluar u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës kur bëhet fjalë për Kosovën”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›