Maqedonia e Veriut merr kryesimin e OSBE, Ministri i jashtëm: Fokusi kryesor, siguria e njerëzve

Maqedonia e Veriut ka marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut shkruan se prioritet kryesor do të jetë siguria e njerëzve dhe rivendosjen e prosperitetit.
“Nën moton për njerëzit sot, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e OSBE për Maqedoninë e Veriut duke u fokusuar në terren, gjë që është kritike për të mbështetur dhe fuqizuar më tej njerëzit. 2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton një investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e marrëdhënieve komplekse politike midis vendeve, ne do të fokusohemi në uljen e tensioneve, rivendosjen e besimit, prosperitetit dhe sigurisë së përgjithshme të njerëzve”, shprehet ai.
Mandati i Maqedonisë së Veriut do të jetë një vit, ndërsa kujtojmë se edhe Shqipëria ka kryesuar OSBE-në nga 1 janari i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021.
/rtsh.al/