E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tanja Fajon: S’duhet lejuar përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, të formohet Asociacioni i Komunave Serbe

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka deklaruar se situata në Kosovë gjatë ditëve të fundit është mjaft shqetësuese. Fajon u ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Më tej, Fajon u shpreh se Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet dhe të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Fajon gjithashtu theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit të arritur në vitin 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë, është i detyrueshëm për të dyja palët dhe se Bashkimi i Komunave Serbe (UOM) duhet të zbatohet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›