Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez, Nikolla: Hap i madh përpara drejt familjes europiane!

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i cili i hap rrugë çeljes së negociatave.
Kryeparlamentja shprehet se ky është një hap i madh përpara drejt familjes evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo thekson se tani Këshilli Evropian e ka rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Rruga u hap. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që i hap rrugën çeljes zyrtare të negociatave. Një hap i madh përpara drejt familjes evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përgëzime kolegut Talat Xhaferi, Parlamentit dhe parlamentarëve të Maqedonisë së Veriut. Tani Këshilli Europianë e ka rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sfidat e përbashkëta përballohen bashkarisht!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla në Facebook.
/rtsh.al/