Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, Von der Leyen: Hap i madh në rrugën drejt një të ardhmeje evropiane

Miratimin e propozimit francez nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut e ka mirëpritur edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Në një reagim në rrjete sociale ajo uron maqedonasit për kapjen kësaj mundësie historike. Ky vendim “është “një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane” shkruan ajo.
“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj,“- shkruan, Von der Leyen.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës.
Dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë seancës plenare të Kuvendit maqedonas tha se në rast pranimi të propozimit francez, Konferenca e parë Ndërqeveritare do të nisë javën e ardhshme.
/rtsh.al/