E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez, javën e ardhshme Konferenca Ndërqeveritare

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar këtë të shtunë (16 korrik) me 68 vota pro, propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën  procesit të integrimit evropian.

Më herët Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, drejtuar deputetëve maqedonas tha se në rast pranimi të propozimit francez nga ana e tyre, Konferenca e parë Ndërqeveritare do të nisë javën e ardhshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›