Maqedonia e Veriut regjistroi sot 25 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 25 viktima nga COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve është 1.064. Viktimat janë: pesë në Kumanovë, katër në Veles, nga tre në Shkup dhe Tetovë, dy në Prilep dhe nga një në tetë qytete tjera. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.263 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi. Në mesin e të vdekurve është edhe Shukri Fazliu, mjek specialist, 49 vjeç nga Kumanova, i cili vdiq në Klinikën Infektive në Shkup pas përkeqësimit të gjendjes të shkaktuar nga COVID -19. /rtsh.al