E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia kerkon ekstradimin e Jakupit

Sapo te siguroje informacionin zyrtar per arrestimin e Lirim Jakupit Shkupi zyrtar do te nise proceduren per kerkimin e ekstradimit te tij ne Maqedoni.

TV Alsat njoftoi te marten se nga Ministria maqedonase e Drejtesise i eshte thene se edhe pse Shkupi e Prishtina nuk kane marreveshje te nenshkruar per ekstradim Jakupi do te mund te ekstradohet ne baze te konventave nderkombetare.

Jakupi akuzohet nga drejtesia maqedonase per pjesemarrje ne konfliktin e armatosur ndermjet nje grupi shqiptaresh dhe policise maqedonase ne fshatin Brodec afer Tetoves.

Lirim Jakupi 31 u arrestua te dielen ne Prishtine pas sigurimit te disa informacioneve operative per vendndodhjen e tij. Atij menjehere iu caktua masa e paraburgimit 48-oresh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›