E Shtunë, 31 Tetor 2026

19 vjet te pavarur

Republika e Maqedonise shenon te merkuren 19-vjetorin e referendumit te suksesshem kur qytetaret e saj u deklaruan per shtet te pavarur dhe demokratik. Shteti megjithate ende mbetet jashte BEse dhe NATOs.

Shumica e qytetareve qe me 8 shtator te vitit 1991 dolen ne referendum iu pergjigjen pozitivisht pyetjes nese ishin per nje Maqedoni te pavarur me te drejte te hyrjes ne aleancen e ardhshme te shteteve sovrane te Jugosllavise.
Referendumit i parapriu Deklarata e Pavaresise te cilen Parlamenti i pare shumepartiak i Maqedonise e miratoi me 25 janar te vitit 1991.

Formalisht vullneti i popullit per shtet te pavarur ishte konstatuar ne Kuvendin e Republikes se Maqedonise me 18 shtator te vitit 1991 me deklaraten per pranimin e rezultateve te referendumit. Hapi i ardhshem i rendesishem per perforcimin e shtetit ishte miratimi i kushtetutes se re me 17 nentor 1991.

Por 19 vjet pasi vendi kaloi nga regjimi komuniste ne ate modern duke synuar keshtu arritjen e nje demokracie funksionale ai ende ballafaqohet me probleme te brendshme dhe te jashtme.

Perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare dhe udheheqesit vendore vazhdimisht apelojne qe vendi ti zgjidhe problemet qe i hapin rruge per hyrje ne NATO dhe ne Bashkim Evropian.

Sipas tyre mungesa e dialogut te drejtat e komunitetit etnik shqiptare dhe te komuniteteve tjera ceshtja e emrit etj. jane probleme te cilat nese nuk zgjidhen per nje periudhe te shkurter e rrezikojne integrimin e Maqedonise ne strukturat euroatlantike.

Maqedonia duhet te punoje shume ne muajt e ardhshem ne permbushjen e kushteve te parashtruara nga Komisioni Evropian ka riperseritur disa here komisari i BEse per Zgjerim Stefan Fule. Ai vazhdon te apeloje qe Maqedonia te punoje me shume edhe ne krijimin e nje stabiliteti politik ne vend.

Edhe analistet vendore dhe nderkombetare deklarojne se ne rast te nje bllokade me afatgjate te proceseve integruese dhe te izolimit te vendit do te bisedohet per politika per ekzistence dhe mbijetese ne vend se per nje zhvillim gjitheperfshires ekonomik dhe demokratik.

Nderkohe Qeveria e Maqedonise vlereson se vendi i ka plotesuar te gjitha kushtet per hyrje ne NATO dhe per marrjen e dates per fillimin e negociatave me BEne dhe se ceshtja e emrit nuk paraqet kriter per integrimin e vendit ne organizatat nderkombetare. Megjithate Maqedonia ende perballet me nje papunesi te madhe dhe me standard te ulet jetesore nderkohe qe qytetaret te vetmin shpetim e shohin ne integrimin ne NATO dhe BE.

Shqiptaret ne Maqedoni e bojkotuan referendumin e 8 shtatorit te vitit 1991 per shpalljen e pavaresise se Maqedonise. Sipas te dhenave zyrtare ne referendumin e vitit 1991 dolen 71.85 perqind e popullates se Maqedonise megjithese ai u bojkotua nga shqiptaret.

Pyetja e shtruar ne ate referendum ishte A jeni per Maqedonine shtet sovran dhe me te drejte te hyrjes ne aleancen e shteteve sovrane te Jugosllavise.

Pas perfundimit te referendumit maqedon te 8 shtatorit dhe pas aprovimit te Kushtetutes se vitit 1991 shqiptaret organizuan nje referendum te vecante per shprehjen e vullnetit te tyre permes nje deklarimi gjithepopullor dhe si nje kunderpergjigje ndaj te gjitha vendimeve te njeanshme te faktorit politik maqedon.

Referendumi popullor i shqiptareve ne Maqedoni u organizua me 11 dhe 12 janar te vitit 1992. Vendimin per shpalljen e referendumit per Autonomi politike territoriale te shqiptareve ne Maqedoni e solli Kuvendi i Autonomise me 27 dhjetor te vitit 1991. Kuvendi drejtohej nga ish-kryetari i Partise per Prosperitet DemokratikPPD Nevzat Halili. Qytetaret shqiptare duhej te deklaroheshin se A jane per Autonomi politike territoriale te shqiptareve ne Maqedoni. INA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›