E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia me 1 qershor zgjedhje te parakohshme

Maqedonia percakton 1 qershorin per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Vendimi u mor pas debatesh te ashpra mes opozites maqedonase qe eshte kunder dhe mazhorances qe mbeshteti propozimin e BDI-se, te Ali Ahmetit, qe parlamenti te veteshperndahet. Daten e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare e beri te ditur kryetari ne ikje i parlamentit te Maqedonise, Lubisha Georgievski. "Caktova daten e zgjedhjeve, qe eshte 1 qershori i ketij viti. Duke pare zgjedhjet e kaluara presim qe gjithcka te shkoje mire. Nuk presim kthim prapa te vendit", u shpreh Georgievski. Vendimi u mor diten e djeshme ne oren 3 te mengjesit, pas nje debati te ashper dyditor mes opozites maqedonase dhe mazhorances qe mbeshteti propozimin e BDI-se qe parlamenti te veteshperndahet. Opozita dhe subjekte te vogla te koalicionit qeverises leshuan sallen e parlamentit ne momentin e votimit ne shenje proteste. Deputetet e VMRO DPMN-se te kryeministrit Nikolla Gruevski, PDSH-se te Menduh Thacit dhe BDI-se te Ali Ahmetit qe mbeten ne salle, me 70 vota pro vendosen qe vendi te zhvilloje zgjedhje te parakohshme. Pas berjes publike te dates se zgjedhjeve, Kryeministri Nikolla Gruevski i kerkoi qytetareve qe t'i japin mandatin edhe nje here. Ai tha se opozita ishte fajtore per gjithcka qe nuk ishte bere, duke bllokuar parlamentin dhe prandaj ishte e nevojshme qe te kete zgjedhje te parakohshme. Por Radmilla Shekerinska, liderja e Lidhjes Social-Demokrate, partia me e madhe e opozites, e quajti kryeministrin "frikacak", i cili nuk ka guxim qe te marre vendime te rendesishme. Ajo tha se veteshperndarja e parlamentit dhe zhvillimi i zgjedhjeve do te vonojne vendin drejt NATO-s dhe BE-se. Ne historine pluraliste te Maqedonise kjo eshte hera e pare qe parlamenti voton te veteshperndahet para perfundimit te plote te mandatit. Zgjedhjet e rregullta duhej te zhvilloheshin ne vitin 2010. Debatet politike e kane pikenisjen e tyre nga mosmarrja e fteses se anetaresimit per ne NATO, ku pengese u be Greqia pasi nuk ishte zgjidhur ceshtja e emrit qe ka me kete shtet, per kete opozita dhe element te qeverise fajesuan kryeministrin, pasi sipas tyre nuk ishte i afte te zgjidhte kete situate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›