Gruevski:Zgjedhjet i japin fund kundershtimeve
Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme eshte dicka e domosdoshme. Sipas tij, nje proces i tille do te mbahet ne menyre qe ti jepet fund qendrimit te opozites, qe kundershton kryerjen e reformave te rendesishme per vendin. Nderkaq lidhur me perplasjen me Greqine per ceshtjen e emrit ai ka shtuar se per sa kohe qe do te jete kryeminister, me te gjitha forcat do te luftoje per mbrojtjen e identitetit kombetare. Pas berjes publike te dates se zgjedhjeve, Kryeministri maqedonas i kerkoi qytetareve qe t'i japin mandatin edhe nje here ne zgjedhjet e reja parlamentare qe do te zhvillohen me 1 qershor te ketij viti. Ai tha se opozita ishte fajtore per gjithcka qe nuk ishte bere, duke bllokuar parlamentin dhe prandaj ishte e nevojshme qe te kete zgjedhje te parakohshme, ne kete menyre mund t'i jepen edhe fund kundershtimet per reformat e ndryshme.