Maqedonia merr presidencën e Komitetit të Ministrave të KE
Maqedonia mori presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, nën emrin "Presidenca Maqedonase".
Ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski tha se Maqedonia, ashtu si të gjitha vendet e tjera të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ka për obligim të sigurojë vazhdimësinë e aktiviteteve të organizatës më të vjetër politike në Evropë, e cila vendos standarde në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sundimin e së drejtës dhe demokracisë në Evropë.
Gjatë pranim-dorëzimit të kryesimit të Maqedonisë me Komitetin e Këshillit të Evropës, pikërisht për shkak të termit "Presidenca Maqedonase", reagoi zv-ministri i jashtëm grek Dimitris Drucas. Ai tha se Maqedonia dhe qeveria e saj, në këtë mënyrë po e keqpërdorin pozitën e tyre dhe po manipulojnë shtetet e tjera anëtare të Komitetit.
Drucas gjithashtu tha se kryesimi i Maqedonisë me Komitetin e Ministrave nuk do të ndihmojë sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit.
Presidenca e Maqedonisë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës do të përfundojë në nëntor të këtij viti. Ministri Milloshoski thotë se udhëheqja dhe menaxhimi me sukses i këtij posti, për Maqedoninë do të jetë edhe një vërtetim se është vend konstruktiv dhe anëtare e përgjegjshme e Komunitetit ndërkombëtar, e cila sistematikisht promovon fqinjësi të mirë, kontribuon për zhvillimin evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe meriton anëtarësimin në BE dhe NATO.