E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia në shoqëri me Taxhikistanin

Organizata joqeveritare IREX me seli në Uashington, ditë më parë publikoi raportin e rregullt vjetor – Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias në botë.

Maqedonia me notën 1,54 është në kategorinë e dytë të vendeve me një sistem medial të paqëndrueshëm dhe të përzier.

Kategoria e parë është për vendet me media jo stabile dhe jo të lira, ndërsa e treta është për vendet me media thuajse të qëndrueshme dhe kategoria e katërt për shtetet që kanë media të qëndrueshme.

Sipas këtij raporti për lirinë e medias në botë, Maqedonia shoqërohet me shtetet si Taxhikistani, Kirgistani, Bjelorusia, Ukraina, Azerbejxhani, Rusia dhe Serbia. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›