Konfiskohen barna të dyshuara me prejardhje nga Serbia

Njësiti Rajonal i Hetimeve për Krime Ekonomike dhe Korrupsion- Mitrovicë, me përkrahjen e Njësitit Special Operativ, Forenzikës; zyrtar të Doganës, Administratës Tatimore, si dhe Agjencionit për Produkte Medicinale, ka realizuar planin operativ “Farmacia” duke kryer kontroll në katër lokacione në Pejë dhe atë në dy shtëpi banimi me objekte përcjellëse, një barnatore dhe një depo të produkteve medicinale.
Operacioni ka filluar rreth orës 08:00, duke u bazuar në urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake për dyshimet e kryerjes së veprave penale:
Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike, neni 285
Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, neni 290;
Shmangie nga tatimi, neni 313 dhe
Kontrabandim i mallrave, neni 317
Gjatë kontrollit të kryer janë konfiskuar:
disa dokumentacion/fletore/fatura,
një shtëpize kompjuteri,
llager lista të produkteve dhe barna të kontrabanduara
13, 324 paketime të vogla të llojeve të ndryshme të barnave me prejardhje nga Serbia.
I gjithë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe sipas udhëzimeve të mara nga ana e tij lënda shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/