Maqedonia ratifikoi marrëveshjen me Kosovën për shëndetësi
Parlamenti i Maqedonisë, me shumicë votash, ka ratifikuar sot Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Marrëveshja parasheh që ndërmjet dy vendeve të ngritet shkalla e bashkëpunimit mjekësor, shkëmbimin e kuadrit mjekësor, kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet fakulteteve të mjekësisë, dhomave mjekësore dhe institucioneve tjera të shëndetësisë, realizimin e projekteve te përbashkëta dhe shkëmbimin e ligjëruesve.
Po ashtu, më anë të kësaj marrëveshjeje, parashihet edhe forma te tjera të ndërsjella të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë.