E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 30 ditë paraburgim për të arrestuarit e Budvës

Masa e paraburgimit prej 30 ditësh i është caktuar deputetit të Kuvendit të Malit të Zi, Xhorxh Pinjaticit, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Zavala” në Budvë.

Pinjatic, është deputet i partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Socialistëve, ndërsa dyshohet se së bashku me 10 zyrtarë te tjerë të komunës së Budvës, është përfshirë në aktivitete të paligjshme në lidhje me kompleksin turistik në kepin e Zavalës në Budvë.

Për të gjithë është caktuar masa e arrestit prej 30 ditësh, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Budvës Rajko Kuljaq, dhe nënkryetari Dragan Marovic, vëllai i zëvendëskryeministrit të deritashëm, Svetozar Marovicit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›