Maqedonia, sot takimi i dy kryeministrave, Gruevski- Papandreu
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Greqisë do të takohen sot në një përpjekje të re për të rinisur dialogun përpara takimit që Këshilli i BE-së pritet të zhvillojë më 7 dhjetor. Në këtë takim pritet që Maqedonisë t’i rekomandohet fillimi i negociatave paraaderuese me Maqedoninë.
Takimi i dy kryeministrave do të zhvillohet këtë mbrëmje në Pili, pjesa greke e rezervave natyrore pranë liqenit të Prespës që shtrihet mbi territoret e Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
Takimi zhvillohet një ditë pasi PE miratoi strategjinë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku shkruhej që Këshilli i ministrave të BE-së më 7 dhjetor të rekomandojë fillimin e negociatave paraaderuese me Maqedoninë.
Takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski dhe George Papandreou pritet të përmirësojë atmosferën midis dy vendeve. Megjithatë, askush nuk pret që takimi të përfundojë me një zgjidhje të mosmarrëveshjes së gjatë mbi emrin e Maqedonisë.
Greqia këmbëngul që mosmarrëveshja e emrit të zgjidhen para se Maqedonia të lejohet të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian edhe pse Maqedonia ka fituar tashmë mbështetjen nga Komisioni Evropian.
Gazetarët të cilët do të mbulojnë evenimentin do të qëndrojnë km larg vendit ku do të ndodh takimi, shkruan sot agjencia e lajmeve maxfax duke shtuar se madje reporterët nuk do të lejohen të kenë kontakte direkte me dy kryeministrat.
^Takimi do të zhvillohet në kuadër të takimit trepalësh mes kryeministrave të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, për të diskutuar mbi bashkëpunimin për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Prespës.
Më 2 dhjetor kryeministri i Maqedonisë ka në plan të takohet presidenti i KE Hoze Manuel Barroso. Takimi do të zhvillohet 5 ditë para se Këshilli i BE-së të vendosë nëse Maqedonia do të marrë një datë për fillimin e negociatave të pranimit me BE.
(s.g/BalkanWeb)