Lunacek: Rezoluta e PE-së hap përpara për Kosovën
PRISHTINE-Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka deklaruar se përmendja e Kosovës pa referencën e Rezolutës 1244, në Rezolutën e PE-së, të miratuar të enjten, për strategjinë e zgjerimit të BE-së, është një hap përpara për vendin.
Në një intervistë me BBC-në ajo tha se kjo ia bën të qartë Serbisë që të përqendrohet në problemet e saj të brendshme.
Lunacek tha se Parlamenti ka votuar në favor të lehtësimit të vizave me Serbinë, por është e qartë se Beogradi zyrtar duhet të ketë bashkëpunim me EULEX-in.
Duke folur menjëherë pas miratimit të Rezolutës në PE për strategjinë e zgjerimit të BE-së, Lunacek tha se në Shqipëri është me rëndësi që qeveria dhe opozita të provojnë të gjejnë pika të përbashkëta dhe jo të punojnë njëra kundër tjetrës.
Ajo shfaqi shpresën e saj se Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina do të arrijnë që të përfundojnë të gjitha standardet, deri nga fillimi i vitit të ardhshëm, që do t’u mundësonte të dyja vendeve që deri nga mesi i vitit 2010 të kenë mundësinë e lehtësimit të vizave.
(s.g/Telegraf/BalkanWeb)