Maqedonishtja, lekundet Teodorov

Ministri maqedonas i Arsimit, Nikolla Teodorov ka bere disa hapa pas ne lidhje me vendimin e tij per mesimin e maqedonishtes qe nga klasa e pare per femijet shqiptare.
Ne nje deklarate ne shtypin e shteti fqinj, Teodorov u shpreh se do te kerkoje nje mendim prej eksperteve duke perfshire ketu edhe ata juridike per te vleresuar vlefshmerine e vendimit ne baze te Kushtetutes.Lekundja prej pozicionit fillestar te ministrit Teodorov erdhi pas bojkotit te mesimit te maqedonishtes nga nxenesit shqiptare dhe kundershtimeve te faktorit politik shqiptar ne vendin fqinj.