Gruevski: çështja e emrit të zgjidhet sa më shpejt
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski deklaroi se pajtohet me pohimet e ambasadorëve që zgjidhja për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, të arrihet sa më shpejtë të jetë e mundur. "Dëshirat e tyre janë edhe dëshirat tona që sa më shpejt të arrihet në ndonjë zgjidhje për çështjen e emrit. Shpresoj se ajo që ata thonë, të mund të bëhet realit", ka thënë Gruevski lidhur me mesazhet e fudnit të ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, Filip Riker dhe Ervan Fuere, se kontesti me Greqinë është sfida kryesore për Maqedoninë dhe se duhet të zgjidhet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. I pyetur se nëse në periudhën gjashtëmujore mund të mbyllet çështja për emrin, kryeministri theksoi se shpreson që së shpejti të arrihet edhe në më shumë kontakte. "Presim se edhe ndërmjetësuesi Metju Nimic së shpejti do të thërrase ndonjë takim të ri dhe do të japë ide të reja. është e mudur të ketë edhe takime të drejtpërdrejta midis palës maqedonase dhe përfaqësuesve grekë", deklaroi Gruevski.