Maradona: Blateri eshte skllav!
Diego Armando Maradona nuk mund ta shtyje dot ekzistencen e tij nese nuk repliken me ndonje qe te kete nje fare peshe. Kete radhe, sulmi i tij eshte drejtuar kunder presidentit te FIFA-s, Sep Blater, pasi ky i fundit i ka etiketuar lojtaret "skllever", nje krahasim ky qe nuk i ka kaluar dot poshte argjentinasit te madh, i cili del teresisht ne mbrojtje te futbollisteve dhe sulmon Blaterin, duke e etiketuar si sherbyes te lojtareve.
Njeri nga futbollistet me te mire te te gjitha koherave, Diego Armando Maradona ka komentuar deklaraten e presidentit te FIFA-s, Sep Blater, i cili futbollistet e sotem i ka quajtur "skllever". Ne fakt, Blateri ishte deklaruar kohe me pare rreth ceshtjes se Kristiano Ronaldos, i cili deshironte te kalonte nga Mancester Junajtedi ne Real Madrid. Njeriu i pare i FIFA-s ishte vene ne perkrahje te futbollistit dhe kishte kerkuar qe t'i lejohet futbollistit largimi nga "Old Trafordi". "Futbollistin duhet mbrojtur, pasi ne futbollin e sotem ka skllaveri te tepruar", pati deklaruar Blater. Nderkohe, Maradona eshte kunderpergjigjur: "Blateri eshte skllav, e jo futbollistet. Ai eshte aty qe te na sherbeje. Ne mund te luajme futboll edhe pa te, derisa ai nuk di as ta shqelmoje topin", ka theksuar Maradona. Ai me pas ka komentuar edhe hyrjen e investitoreve te huaj te pasur ne boten e futbollit. "Mendoj se kjo eshte nje gje fantastike. Me vjen keq vetem qe nuk ishte nje gje e tille kur luaja une", ka nenvizuar legjenda argjentinase. Ne mesin e kandidateve per pasardhesin e tij, Maradona ka disa favorite: "Do te deshiroja qe Aguero te ishte me i mire se Mesi dhe te behet pasardhesi im, por ate e pret nje beteje teper e veshtire, pasi Mesi eshte fenomen. Gjithmone kam thene se do te jete nje gje e shkelqyeshme per futbollin argjentinas, nese Mesi arrin te me tejkaloje", ka perfunduar Maradona.