Maradona Do te drejtoj perseri Argjentinen

Legjenda argjentinase rikthehet te flase per shkarkimin nga stoli i kombetares celeste duke sulmuar serish Karlos Bilardon dhe Hulio Grondonen. I pari qe perfundon ne qender te sulmeve te Maradones eshte Bilardo menaxheri i kombetares se Argjentines. Eumlshte nje person qe e kalon jeten duke tradhtuar njerezit - u shpreh ish-Djaloshi i arte ne rreshtat e gazetes Clarin. - Nuk e kam gjykuar kurre dhe me vjen keq qe e shoh keshtu. Por nuk mbaron me kaq Bilardon e futa une ne kombetare por doli tradhtar. Mandej Maradona kalon te Grondona presidenti i futbollit argjentinas Me qetesoi kur me tha qe dyert e kombetares do te ishin perhere te hapura per mua qe do te degjoheshim pas ndeshjes me Gjermanine. U thashe lojtareve qe do te konfirmonte tere stafin teknik nese nderroi mendje eshte problemi i tij. Ish-Djaloshi i arte e zhvesh veten nga cdo lloj pergjegjesie E kam ndergjegjen e paster u ndava me te gjithe me buzeqeshje dhe e di qe mund ti shoh ne fytyre. Fundi i kushtohet endrres se Diegos Dua te rikthehem serish ne postin e trajnerit te Argjentines. Mund ta bej kete kur te largohen Grondona dhe Bilardo. Jam i qete sepse e di qe nuk duhet edhe shume kohe.