E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo shume prane largimit nga Milani

Milani nuk do te kete nevoje te shtoje nje raft te ri ne dhomat e zhveshjeve per Antonio Kasanon pasi ai mund te perdore dollapin qe do te lere bosh Ronaldinjo beri me dije Tg.com. Ndonese nga klubi eshte mohuar largimi i brazilianit dhe konfirmuar deri ne fund te sezonit zerat per lamtumiren e pritshme jane gjithmone e me te shpeshte. Gremio dhe Palmeiras ne Brazil mund te jene destinacioni i ardhshem i Dinjos pasi te dyja ekipet kane vendosur te bejne nje sakrifice te rendesishme ekonomike.

Mundesia e mbylljes se shpejte te operacionit ekziston. Mund te sjellim ne klubin tone Ronaldinjon i cili do te na garantonte shume para edhe nga marketingu ashtu sic i ndodhi Korinthiasit me Ronaldon - u shpreh Paulo Odone numri nje i klubit te qytetit te Porto Alegres. Ndryshe nga ekipi ku u rrit ish-fituesi i Topit te Arte Palmeiras nuk ka veshtiresi ekonomike dhe mund te perballoje nje page me te larte per lojtarin. Ne rastin e klubit nga San Paolo sponsoret do te perballonin nje pjese te mire te shpenzimeve. Nje e dhene me shume qe flet per rikthimin e Ronaldinjos ne shtepi eshte edhe fakti qe Adriano Galiani drejtori i pergjithshem i Milanit do te kaloje pushimet e tij ne Brazil. Per nje njeri te semure pas punes si Adriano koncepti i pushimeve pa punuar nuk eshte real. Ndryshe nga sa besohet nga pjesa me e madhe e shtypit italian faqja e Mediasetit perflet edhe perforcime te reja pas blerjes se Kasanos. Duket se kuqezinjte po punojne per te siguruar nga Kievoja kartonin e talentit franko-guinean Kevin Konstant. Galiani mbeti i mahnitur nga paraqitja e mesfushorit ne perballjen direkte midis dy skuadrave dhe qe prej atehere ai eshte ndjekur me vemendje prej skuadrave. Sipas klubit te rruges Turati Konstant ka potencialin per te luajtur nje dite ne te njejtin nivel me Zidorfin ndersa blerja e kartonit nga klubi i vogel francez Shateru duket se nuk paraqet ndonje problem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›