Maradona borxhi mund ti prishe festen e ditelindjes

Taksat e papaguara ndaj shtetit italian mund ti rrezikojne festen e pervjetorit te 50-te legjendes argjentinase te Napolit Diego Armando Maradona. Maradona ka probleme me autoritetet fiskale italiane per shkak te rreth 30 milione eurove taksa te papaguara ne kohen kur luante me Napolin. 50-vjecari u eshte shmangur vazhdimisht detyrimeve fiskale gjate shtate viteve qe kaloi me ekipin e kalter prandaj Equitalia agjencia pergjegjese per ceshtjet e taksave i ka bere serish thirrje per te shlyer detyrimet.
Me 30 tetor Maradona do te festoje ne stadiumin San Paolo te Napolit 50-vjetorin me organizimin e se ciles do te angazhohet ish-shoku i skuadres dhe njekohesisht miku i tij Salvatore Bagni. Ky i fundit leshoi nje deklarate tallese ndaj Equitalias te marten Gjate vizitave te kaluara ne Itali Diegos iu konfiskuan vathe ore e te tjera si keto. Kete here ai ka per te ardhur pa gje. Por agjencia italiane e taksave ka bere te ditur permes nje njoftimi se nuk ka ndermend te terhiqet nga zbatimi i ligjit. Deklarata e ish-futbollistit Salvatore Bagni lidhur me taksat e papaguara te Diego Maradones tregon edhe nje here nevojen e ndryshimit te kultures se evazionit te taksave ne vendin tone. Maradona i ka borxh keto para dhe ne kemi per detyre tia marrim. Parate i detyrohen qeverise italiane pra te gjithe qytetareve perfshire edhe vete z. Bagni - thuhet mes te tjerash ne deklaraten e Equitalias.