E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia gjen shpetim tek stoli

Me te miret deri me tani jane rezervat Muzaka e Salihi

Eliminatoret e Evropianit te 2012-es Shqiperia i ka nisur ne menyren me te mire te mundshme. Dy dite me pare kuqezinjte bene detyren ndaj Luksemburgut modest duke fituar me rezultatin minimal 1-0 fale nje kryevepre te bomberit shkodran Hamdi Salihi ne minuten e 37-te pas nje sherbimi te Armend Dallkut. Per Shqiperine ky ishte rezultati i dyte rresht pozitiv pas barazimit 1-1 gjashte dite me pare ndaj Rumanise ne Pietra Neamt.

E para

Per trajnerin Kuzhe kjo ishte fitorja e pare ne nje ndeshje zyrtare pas dy barazimeve Danimarke Rumani dhe dy humbjeve Portugali Suedi. Nga ana tjeter Shqiperia ne ndeshjen e 12-te me Kuzhene ne bankine e zgjati serine e saj pa humbje ne shtate ndeshje nje rekord absolut. Shqiperia u ngjit ne kuoten e kater pikeve duke kapur vendin e pare me po aq pike sa Bjellorusia qe nga ana e saj barazoi 0-0 me Rumanine.

Shpetimtaret

Duke pare shifrat Kuzhe merr merite per kete performance te Kombetares edhe pse tekniku ne keto dy takime ka gjetur shpetim tek dy lojtare qe nuk u ka besuar fanellen e titullarit. Gjashte dite me pare ne Rumani ishte Gjergji Muzaka lojtari i ndeshjes. Mesfushori i Dinamos me golin qe shenoi ne minuten e 87-te arriti qe te rikthente ekuilibrin ne nje ndeshje qe e pa protagonist vetem per nente minuta ne te 81-en Muzaka i zuri vendin Klodian Duros. Performanca e Muzakes ne ate takim ishte aq e mire saqe detyroi Kuzhene qe ne ndeshjen e dyte ate ndaj Luksemburgut te spostoje Duron ne qender per ti lene krahun e djathte te riut. Po i njejti rast i cuditshem i ka ndodhur edhe Hamdi Salihit qe aktivizohet vetem ne takimet kur kroati i bankines Shqiptare rreshton ne fushe nje formacion me dy sulmues. Shkodrani ne mendjen dhe idete e Kuzhe-se e ka te humbur qe ne start duelin me Erjon Bogdanin edhe pse ky i fundit nuk e pershendet rrjeten aq shpesh sa ce ben bomberi shkodran.

Korrigjim

Ne takimin dyte eliminator ate kunder Luksemburgut trajneri i Kombetares Shqiptare Josip Kuzhe i detyruar nga statura e kundershtarit hodhi ne fushe nje formacion paksa te cuditshem edhe pse ne plan te pare u duk sikur korrigjoi vetveten. Qe nga minuta e pare ne Qemal Stafa filluan ndeshjen Salihi partner i sulmit i Bogdanit dhe Muzaka spostoi Duron ne qender per te marre celesat e krahut te djathte. Ky eksperiment i rezultoi mjaft pozitiv kroatit te bankines pasi perballe kishte nje ekip si Luksemburgu pasi ne qofte se perballe do te kishim Bosnje-Hercegovinen apo Bjellorusine Skela ne krah te majte nuk do te mund te bente asgje. Edhe ne 90-minuteshin e dyte me aktiv ishte krahu i djathte ku Dallku dhe Muzaka mori tre faulle me shume se cdo lojtar tjeter nuk reshten nje sekonde se sulmuari. Nga krahu i majte Skela bente cmundte dhe Agolli qe luajti si mbrojtes kishte detyren me te veshtire pasi duhet te shtynte perpara por edhe te mbulonte skuadren. Ne kete takim edhe Salihi justifikoi besimin e trajnerit me ate eurogol qe realizoi. Tani dy rezervat sferen ia kane kaluar trajnerit te tyre. Kuzhese ne takimin e radhes 08.10.2010 Bosnje ndash Hercegovina do te vizitoje Shqiperine do ti duhet qe te zgjedhe midis se shkuares dhe se ardhmes pra midis dyshes Bogdani-Duro apo Salihi-Muzaka.

Renditja

Grupi D

Nd. Pike

1 Shqiperia 2 4

2 Bjellorusi 2 4

3 France 2 3

4 Bosnje-Hercegovine2 3

5 Rumania 2 2

6 Luksemburgu 2 0

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›